Vaksinat për hepatitin B/ SHBA heq rekomandimin, ekspertët: Do shtohen sëmundjet

Komiteti Keshillues për Praktikat e Imunizimit në Departamentin Amerikan të Shëndetësisë i dha fund këte të premte rekomandimit për të vaksinuar foshnjat e porsalindura kundër virusit të Hepatitit B menjëherë pas Lindjes.
Paneli i Këshilltarëve voti me 8 vota pro dhe 3 kundër për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar tek cdo individ duke thënë se duhet të jenë prindërit ata që do të vendosin nëse duan që të porsalindur të vaksinohen menjëherë.
Në muajin qershor Sekretari Amerikan I Shëndetësisë Robert F Kennedy Junior, shkarkoi të Gjithë Anëtaret e Komiteti Keshillues për Praktikat e Imunizimit duke I zëvendësuar ato me ekspertë që janë kundër vaksinave. Në Shtetet e Bashkuara të porsalindurit janë vaksinuar menjëherë me vaksinën kundër Hepatiti B që nga vitit 1991 dhe që ateherë sipas ekspertëve vaksinat kanë parandaluar rreth 90 mijë vdekje.
Udhezimi I ri sugjeron gjithashtu që foshnjat që duan të marrin një doze të kësaj vaksine nuk duhet ta marrin menjëherë pas lindjes por dy muaj pas saj. Komiteti Keshillues për Praktikat e Imunizimit në Departamentin Amerikan të Shëndetësisë megjithatë theksoi në rekomandimin e kësaj të premteje se foshnjat të cilat kanë lindur nga nëna të prekura nga Hepatiti B, duhet ta marrin vaksinën menjëherë pas lindjes.
Ekspertët e Shëndetit Publik në Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se Sugjerimet më të fundit do të ngrenë shqetësime të pabaza për sigurinë e vaksinave , duke inkurajuar disa njerëz që të mos e marrin vaksinën. Për pasojë dicka e tillë do të sillte shtim të sëmundjeve dhe viruseve.
Gratë shtatzëna që kanë hepatit B gjithashtu mund ta transmetojnë virusin tek të porsalindurit gjatë lindjes, gjë që mund të çojë në infeksione kronike që mund të dëmtojnë mëlçinë. Personat e infektuar me Hepatit B nuk kanë gjithmonë simptoma, që do të thotë se mund të mos jenë të vetëdijshëm se e mbajnë virusin dhe mund ta përhapin atë ndërsa kujdesen për fëmijët dhe foshnjat.
Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë që përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe mund të çojë në probleme të rrezikshme shëndetësore duke përfshirë Kancer, apo edhe dështim të mëlicisë.


