Ushtria e Izraelit grumbullon tanke në kufirin me Gazën, gati për...

Bota

Ushtria e Izraelit grumbullon tanke në kufirin me Gazën, gati

Tanket izraelite jane vendosur në kufirin me Rripin e Gazës dhe brenda territorit palestinez, në gatishmëri për të vijuar aksionin e tyre.

Fuqitë arabe i kërkuan Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një marrëveshje, armëpushimi dhe lirimin e pengjeve të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Sipas propozimit të presidentit amerikan Joe Biden, luftimet do të ndaleshin për gjashtë javët fillestare dhe pengjet do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë, përpara fillimit të një faze për rindërtimin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, theksoi se luftimet do të duhej të ndalonin përkohësisht për të liruar personat e marrë peng dhe se Izraeli ende planifikon të shkatërrojë Hamasin.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit tha se kabineti i luftës i Izraelit po mblidhej të martën në Jerusalem, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion