Ulen shifrat në Greqi, mbi 1 mijë të infektuar dhe 65 vdekje në 24 orët e fundit

Bota

Ulen shifrat në Greqi, mbi 1 mijë të infektuar dhe 65 vdekje

Në 24 orët e fundit ka shënuar rënie numri i të infektuarve me koronavirus. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, rastet e reja për sot ishin 1,829. Në total, numri i rasteve pozitive në vend shkon në 315,273, prej të cilëve 51.3% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 57 rezulton të kenë lidhje me udhëtime nga jashtë dhe 3,374 kanë qenë raste kontakti.

Ulje ka pësuar edhe numri i rasteve fatale që për sot ishin 65. Qe nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave shkon në 9,462 vdekje. Sipas të dhënave, 95.5% të personave që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion