UGANDË/ Autoritetet mbyllin internetin përpara zgjedhjeve

Bota

UGANDË/ Autoritetet mbyllin internetin përpara zgjedhjeve

Uganda ka mbyllur internetin dhe aksesin në media të ndryshme sociale përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale – të cilat do të mbahen nesër – për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, thanë sot autoritetet.

Shërbimet e mesazheve kanë qenë gjithashtu të bllokuara që nga mbrëmja e djeshme në vendin e Afrikës Lindore

Zyrtarët thanë se masa ishte një rekomandim nga shërbimet e sigurisë.

Por, aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se qeveria po krijonte një klimë frike.

“Kemi parë policinë dhe ushtrinë që rrahin njerëz thjesht sepse qëndrojnë në rrugë dhe u bëjnë me dorë kandidatëve presidencialë nga opozita”, tha aktivisti i të drejtave të njeriut nga Uganda, Agather Atuhaire.

“Të gjithë në Ugandë jetojnë me frikë. Këto janë zgjedhje që i bëjnë njerëzit të kenë frikë të shkojnë të votojnë. Këto zgjedhje nuk do të jenë të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Disa ditë më parë, disa organizata joqeveritare u detyruan të kufizonin aktivitetet e tyre për shkak të shkeljeve të dyshuara të interesave kombëtare.

Ato përfshijnë një organizatë gazetarësh, një organizatë monitorimi zgjedhjesh dhe grupe të të drejtave të njeriut.

Presidenti 81-vjeçar i Ugandës, Yoweri Museveni, kandidon për një mandat të shtatë. Ai e ka udhëhequr vendin që nga viti 1986.

Midis tetë kandidatëve, ish-muzikanti 43-vjeçar Robert Kyagulanyi, i njohur me emrin artistik “Bobi Wine”, shihet si rivali më i fortë i Museveni.

Megjithatë, gjatë fushatës, ai u përball me kufizime të shumta në aktivitetet e tij.

“Forcat e sigurisë penguan vazhdimisht ngjarjet e fushatës ose i shpërndanë ato duke përdorur gaz lotsjellës”, raportoi “Amnesty International”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion