E përplasi i riu me “Benz” në Tiranë , qytetarët të tmerruar: Vajza ishte në rrugën e vet, mbeti pa këmbë

Aktualitet

E përplasi i riu me “Benz” në Tiranë , qytetarët

Një vajzë rreth të 30-ave emri i së cilës ende nuk dihet mbeti e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Kinostudio. 

Kalimtarja ishte duke ecur në trotuar, kur një adoleshent 19-vjeç me inicialet J.B. humbi kontrollin e “Benz”-it luksoz me targa AA 888 XX nga shpejtësia duke dalë nga rruga dhe përfunduar në trotuar.

Pasi aksidentoi vajzën, makina mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Kalimtarët e rastit i dhanë ndihmën e parë të plagosurës, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion