U qëlluan me armë zjarri, humb jetën ylli i TIK TOK-ut dhe mikesha e tij

Anthony Barajas, një 19-vjeçar i njohur në në platformën online TikTok dhe mikesha e tij kanë humbur jetën pas një sulmi me armë brenda një kinemaje.
Barajas dhe Riley Goodrich, po shikonin filmin “The Forever Purge” kur personi i armatosur hapi zjarr.
Dy të rinjtë, u gjetën nga stafi i kinemasë pas shfaqjes. Riley Goodrich ishte tashmë e vdekur, ndërsa Barajas u dërgua, me dëmtime shumë të rënda, në një spital ku humbi betejën me plagët të shtunën.
19-vjeçari njihej me nofkën “itsanthonymichael” dhe kishte pothuajse 1 milion ndjekës në platformën TikTok, ku ngarkonte video nga jeta e tij e përditshme.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, 20-vjeçarin Joseph Jimenez, në shtëpinë e të cilit u gjet një armë “dhe prova të tjera që e lidhin atë me vendin e krimit”. Edhe pse disa sende u ishin vjedhur viktimave, ky nuk duket të ketë qenë motivi i krimit


