U njoftua për një vjedhje me thyerje, polici QËLLON gabimisht….pronarin e shtëpisë

Bota

U njoftua për një vjedhje me thyerje, polici QËLLON

Një 38-vjeçar u plagos në këmbë nga një plumb i qëlluar nga një oficer i karabinierisë gjatë një ndërhyrjeje policore për një rast vjedhjeje me thyerje. Ngjarja u regjistrua pas një telefonate në numrin e emergjencës 112.

Incidenti ndodhi në Filetto, në provincën e Chieti-t, në një banesë të izoluar dhe jashtë zonës urbane, në pronësi të të plagosurit.

Burri u transportua menjëherë në spitalin e kryeqytetit të rajonit Abruzzo, ndërsa burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Njësia Hetimore e Chietit ka nisur analizat teknike dhe mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimi po zhvillohet nën koordinimin e prokurorisë lokale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion