U godit me shuplakë nga mësuesi i tij dhe u rrëzua brenda në klasë, ndërron jetë 6-vjeçari

Bota

U godit me shuplakë nga mësuesi i tij dhe u rrëzua brenda në

Një nxënës 6-vjeçar në Indi ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me shuplakë nga mësuesi i tij brenda klasës dhe më pas është rrëzuar, gjë që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e tij. 

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në vend, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.

Sipas raportimeve të Al Jazeera, ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Indi dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda klasës. Pamjet dyshohet se tregojnë momentin kur mësuesi godet me shuplakë fëmijën.

Pak çaste më vonë, 6-vjeçari është rrëzuar në klasë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, fëmija ka humbur jetën.

Policia po heton rrethanat e incidentit, përfshirë atë që ndodhi para dhe pas goditjes së dyshuar. Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të jenë një nga provat kryesore në hetim.

Vdekja e fëmijës ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përgjegjësinë dhe shkakun e saktë të vdekjes.

ME TE LEXUARAT