U dërgua në spital pasi pësoi atak kardiak, i burgosuri arratisje spektakolare nga reparti i kujdesit intensiv

Bota

U dërgua në spital pasi pësoi atak kardiak, i burgosuri arratisje

Një i burgosur 47-vjeçar është arratisur nga burgu në Greqi, duke shfrytëzuar një vizitë në spital.

Sipas mediave vendase, 47-vjeçari u dërgua në repartin e kujdesit intensiv të Spitali Hipokratik i Selanikut, pasi pësoi një atak kardiak. Megjithatë, në rrethana ende të paqarta, ai arriti t’i shpëtonte vëmendjes së efektivëve të policisë që e shoqëronin dhe të arratisej.

Sipas informacioneve, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ai hapi dritaren e dhomës së kujdesit intensiv, doli në ballkonin ngjitur dhe prej andej arriti të largohej nga ambientet e spitalit. Një oficer policie e vuri re teksa po vraponte dhe e ndoqi deri në kafenenë e spitalit, por 47-vjeçari arriti të zhdukej, ndërsa ende mbante në duar tubat intravenoz të serumit.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme dhe prej asaj kohe autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion