U aksidentua me mjetin bujqësor teksa punonte tokën, humb jetën 21-vjeçarja

Bota

U aksidentua me mjetin bujqësor teksa punonte tokën, humb jetën

Një fermere në Skoci ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte me makineri në fermën e saj në Aberdeenshire.

21 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe si pasojë u aksidentua rëndë duke humbur jetën në vend.

Ambulanca e urgjencës mbërriti menjëherë në fushë, por fatkeqësisht e reja nuk arriti të mbijetonte.

Ndërsa anëtarët e familjes thanë se ndiheshin të shkatërruar nga humbja  e vajzës së tyre.

“Ne jemi shkatërruar nga humbja e Caroline, e cila ishte aq e mbushur me jetë, plot argëtim dhe shumë e dashur. Ajo ishte një shoqe e shkëlqyer për të gjithë ata që e njihnin dhe do të mungojë shumë” thanë familjarët.

ME TE LEXUARAT