Tym dhe flakë/ Dalin pamjet nga shpërthimi zjarrit në një dyqan në Meksikë (VIDEO)

Bota

Tym dhe flakë/ Dalin pamjet nga shpërthimi zjarrit në një

Të paktën 23 persona, përfshirë dhe fëmijë, humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën për shkak të një zjarri që shpërtheu në një dyqan në qytetin verior Hermosillo të Meksikës, njoftoi guvernatori i shtetit Sonora, Alfonso Durazo.

 


Zjarri shpërtheu në një dyqan të “Waldo’s”, në kryeqytetin e shtetit Sonora, ndërfsa në pamjet e publikuara në media shihet shtëllunga e tymit që del nga godina

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, shprehu ngushëllimet e saj përmes një postimi, duke thënë: “Dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të personave që humbën jetën në këtë zjarr.”

Ajo shtoi se ka urdhëruar ministren e Brendshme, Rosa Isela Rodríguez, të dërgojë një ekip mbështetjeje për të ndihmuar familjet dhe të plagosurit.

Sekretariati i Sigurisë Publike i Sonorës njoftoi në platformën X se zjarri nuk ishte shkaktuar nga zjarrvënie apo ndonjë veprim i qëllimshëm, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion