Aksident në minierë, 40-vjeçari nga Burreli dyshohet se ka rënë në një hapësirë nëntokësore, vijojnë kërkimet

Aktualitet

Aksident në minierë, 40-vjeçari nga Burreli dyshohet se ka

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë sot në një minierë në Bulqizë.

Sipas policisë rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT