Trupi i Papa Françeskut niset drejt sheshit të Bazilikës së Shën Pjetrit, mijëra besimtarë të pranishëm për homazhe!

Bota

Trupi i Papa Françeskut niset drejt sheshit të Bazilikës

Arkëmorti i Papa Françeskut ka kaluar nën kullën e madhe të kambanave, me procesionin që tani po e vendos përballë me besimtarët dhe njerëzit që janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Turmat mbeten të heshtura, ndërsa këmbanat vazhdojnë të bien, me Psalmin 115 që këndohet gjithashtu nga një kor i mbledhur. Arkëmorti i Papës shoqërohet nga roja zvicerane, të njëjtët që e shoqëronin kur ishte gjallë. 

Trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit. Besimtarët sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00. Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinase do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë "papa i të varfërve" në testamentin e tij.

Papa Françesku do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset në Vatikan, në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit, por në vend të kësaj do të vendoset të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës. Papa kërkoi gjithashtu që të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri, ndryshe nga paraardhësit e tij që u varrosën në tre arkivole tradicionale të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi.

Papa Françesku ndërroi jetë ditën e djeshme, 21 prill në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion