Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Ka mundësi të takohem sërish me Putin

Bota

Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan:

Donald Trump priti këtë të premte aleatin e tij të hershëm, kryeministrin e ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orbán, në Shtëpinë e Bardhë.

Prej kohësh, Orbán është përpjekur të ndërmjetësojë një tjetër samit midis Trump dhe Vladimir Putin , të cilin ai është ofruar ta mbajë në Budapest, dhe gjithashtu po kërkon një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës ruse .

I pyetur nga një gazetar rreth shanseve që Trump të takohet me Vladimir Putinin në Budapest në një moment të caktuar, Trump tha: “Gjithmonë ka një shans, një shans shumë të mirë.”

Pyetjes nëse Hungarisë duhet t’i lejohet të blejë naftë ruse, Trump thjesht tregoi me gisht aleatin e tij tdhe tha: “Udhëheqës shumë i mirë”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion