E rëndë në Greqi/ E prangosën dhe i vunë flakën, viktima gjendet e djegur në sediljen e pasme, dyshohet se është shqiptar

Bota

E rëndë në Greqi/ E prangosën dhe i vunë flakën,

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të premteje, kur një burrë u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.


Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e vjedhur dhe kishte targa të falsifikuara, ndërsa trupi i viktimës kishte qëndruar aty për dy ditë pa u vënë re. Trupi u zbulua nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, i njohur si “FBI greke”. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e vrasjes dhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

Hetimi vazhdon, ndërsa policia po përpiqet të identifikojë autorët dhe motivet e krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion