Trump pranë përballjes me Biden , fiton lehtësisht në “shtëpinë” e Haley

Bota

Trump pranë përballjes me Biden , fiton lehtësisht në

Donald Trump është një hap më afër kandidimit si alternativa e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, pas fitores së thellë ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut.

Ish-presidenti fitoi primaret me një diferencë prej 20 pikësh, fitorja e tij e katërt radhazi.

Teksa ai festonte rezultatin, nuk përmendi Haley, e cila u zotua të qëndronte në garë. Në vend të kësaj, ai u fokusua tek zgjedhjet e nëntorit.

“Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy,” u tha ai mbështetësve disa minuta pasi mediat amerikane e shpallën atë si fitues të shtunën mbrëma.

“Ai po shkatërron vendin tonë dhe ne do të themi ‘dil Joe, je pushuar nga puna”.

Trump lavdëroi “unitetin” e partisë së tij pas rezultatit të së shtunës, duke thënë se nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo.

“Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar”.

Haley, e cila dikur shërbeu si një guvernatore popullore me dy mandate e Karolinës së Jugut, e përgëzoi kundërshtarin e saj për fitoren në fjalimin e saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion