Trump kërcënon: Nëse Putin dhe Zelensky nuk takohen, do ta shoh se kujt i përket faji dhe...

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se po shqyrtonte sanksione dhe tarifa masive në rast se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk arrijnë të caktojnë një takim për negociatat e paqes.
“Do të shoh se kujt i përket faji. Nëse ka arsye pse, do ta kuptoja këtë”, u shpreh Trump për gazetarët në Zyrën Ovale, duke treguar një foto të tij me Putinin nga samiti i javës së kaluar në Alaska, të cilën tha se ia kishte dërguar vetë Putinit.
Ai shtoi: “E di saktësisht çfarë po bëj. Do të shohim nëse do të kenë apo jo një takim – kjo do të jetë interesante për t’u parë. Dhe nëse nuk e bëjnë, pse nuk zhvilluan një takim? Sepse u thashë të bënin një takim. Do ta di pas dy javësh se çfarë do të bëj. Kam një ide mjaft të mirë që tani dhe atëherë do të marr vendimin për masat që do të ndërmarrim.”
Presidenti amerikan gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij ndaj sulmeve ajrore ruse që goditën të enjten një fabrikë elektronike në pronësi të kompanive amerikane në Ukrainë, duke paralajmëruar për masa të mundshme si përgjigje.


