Trump: Irani ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit është hapur plotësisht për kalimin e anijeve
Lajmifundit
/
17 Prill 2026, 15:18
Bota

Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetet sociale se "Irani sapo ka njoftuar se ngushtica e Iranit është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit!"
Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur derisa të zgjasë armëpushimi Liban-Izrael.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”


