Trump i gatshëm për takim me udhëheqësit iranianë: Negociatat duhet të zhvillohen, s’po luan njeri
Lajmifundit
/
20 Prill 2026, 16:06
Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për “New York Post” se është i gatshëm të zhvillojë një takim me përfaqësues të lartë iranianë, nëse në procesin e negociatave arrihet një përparim i dukshëm.
Deklarata vjen në prag të raundit të dytë të bisedimeve që pritet të mbahet në Pakistan, ndërsa nga pala iraniane nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja.
“Bisedimet duhet të zhvillohen. Besoj se në këtë moment askush nuk po luan lojëra”, tha Trump.
Ai shtoi se në Islamabad pritet të mbërrijnë JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kushner për t’u përfshirë në zhvillimet e procesit diplomatik.