Tragjike në Kaliforni, rrëzohet një avion, humbin jetën 6 persona
Lajmifundit
/
29 July 2021, 08:45
Bota

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kaliforni, SHBA dy ditë më parë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një avion rrëzua në një fushë golfi në zonën e liqenit Tahoe dhe për pasojë humbën jetën 6 persona që ishin në bord, 4 pasagjerë dhe dy tjerë në zonën e shërbimit. Avioni ka marrë flakë direkt sapo u përplas. Gjithashtu, mediat shkruajnë se identiteti i viktimave nuk është bërë me dije, po ashtu, edhe shkaku i kësaj tragjedie.
Ndërkohë, autoritetet lokale bënë me dije se ngjarja ndodhi ndërsa piloti për përpiqej të ulej në aeroportin Trucke-Tahoe.


