Tragjedi në Florida, 2-vjeçari vret aksidentalisht nënën e tij

Bota

Tragjedi në Florida, 2-vjeçari vret aksidentalisht nënën e

Një djalë dy vjeçar në Florida vrau aksidentalisht nënën e tij me një të shtënë me armë ndërsa gruaja ishte e lidhur me Zoom me kolegët e vet. Arma ishte lënë e mbushur dhe e pasigurt nga babai i tij në një çantë shpine. Burri, një 22-vjeçar, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje. Gruaja ishte 21 vjeç.

Të parët që thirrën oficerët e policisë ishin kolegët e Shamaya Lynn ,21 vjecarja që mbeti e vdekur nga kjo ngjarje tragjike. Ata ishin dëshmitarë të të shtënave drejtpërdrejt në lidhjen Zoom. Megjithatë para mbërritjes së policisë, në banesë shkoi edhe bashkëshorti i vitkimes Veondre Avery, 22 vjeç.

Edhe ai u përball me një skenë drithëruese. Shamaya e vdekur në dysheme e mbuluar nga një pellg gjaku. Veondre thirri menjëherë policinë dhe ambulancën për ndihmë në shtëpinë e tyre Altamonte Springs.

Arma ishte vendosur nga babai në një çantë shpine të “Paë Patrol”, një seri filmash vizatimorë shumë të dashur për fëmijët. Djali i vogël e gjeti armën në cantë dhe ia drejtoi nënës së tij duke vrarë në mënyrë tragjik me një të shtënë të vetme. Ende nuk është e qartë nëse arma mbahej ligjërisht nga babai apo jo. Sidoqoftë, policia ka arrestuar Veondre Avery i cili tani po mbahet përgjegjës për vrasje dhe neglizhencë. Dy fëmijët e e tjerë të gruas që gjeti vdekjen, iu besuan familjes së saj. /Tgcom

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion