Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre, dyshohet se u asfiksuan nga tymi i sobës së drurit

Bota

Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Greqi, ku vëlla e motër u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre.

Sipas mediave lokale viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Hetimet paraprake po përqendrohen në mundësinë që vdekjet të jenë shkaktuar nga tymi i një sobe që ata përdornin për ngrohje.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për kryerjen e veprimeve hetimore. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion