U gjet e pajetë në oborrin e një pallati, ja dyshimet e para për vdekjen e papritur të së resë

Bota

U gjet e pajetë në oborrin e një pallati, ja dyshimet e para

Trupi i një gruaje të pajetë, ende të paidentifikuar u gjet në oborrin e një ndërtese në Via Paruta, në pjesën veriore të Milanos.

Sipas hetuesve, viktima dyshohet të jetë midis moshës 25 dhe 30 vjeç dhe ishte pjesërisht e zhveshur në momentin e gjetjes.

Policia  po e heton ngjarjen duke mbajtur të hapura të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të vrasjes. Gruaja kishte mavijosje në trup, të cilat paraprakisht nuk duket se lidhen drejtpërdrejt me shkakun e vdekjes. Gjithashtu, janë konstatuar edhe shenja në qafë.

Sipas mediave, trupi u zbulua nga kujdestari i ndërtesës, ndërsa banorët kanë deklaruar se nuk e njihnin gruan, ndërsa hetimet paraprake për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes janë ende në vijim.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion