Pas muajsh heshtjeje, Hamasi konfirmon vdekjen e zyrtarëve të lartë nga Izraeli

Bota

Pas muajsh heshtjeje, Hamasi konfirmon vdekjen e zyrtarëve të

Hamasi konfirmoi vdekjen e zyrtarëve të tij të lartë të hënën, pas muajsh heshtjeje për këtë çështje.

Organizata konfirmoi se zëdhënësi i krahut të saj të armatosur, Abu Obeida, dhe kreu i saj i atëhershëm në Rripin e Gazës, Mohammed Sinwar, u vranë në luftën izraelite në fillim të këtij viti.

Konfirmimi erdhi nga Brigadat Qassam, krahu ushtarak i organizatës, të hënën pasdite.

Ata konfirmuan gjithashtu vdekjen e Mohammed Shabana, kreut të Brigadës Rafah të organizatës, dhe dy udhëheqësve të tjerë, Hakam al-Ishi dhe Raed Saad.

Ushtria izraelite njoftoi në maj se kishte vrarë Sinwarin, vëllanë më të vogël të ish-liderit të Hamasit, Yahya Sinwarin. Tre muaj më vonë, njoftoi se kishte vrarë edhe Abu Obeidën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion