Tërhoqi nënën zvarrë dhe i mori makinën bashkë me 3 vajzat, 27-vjeçari përfundon pas hekurave

Bota

Tërhoqi nënën zvarrë dhe i mori makinën bashkë me

Ryan Fraser, 27 vjeç, u dënua me 6 vjet burg, pasi grabiti një automjet në tetor të vitit të kaluar.

Në orën 09:00 të së shtunës së 3 tetorit të vitit të kaluar në Leeds të Anglisë, Fraser nxori me dhunë nënën 40-vjeçare nga një automjet tip “Ford” dhe u largua menjëherë së bashku me tri vajzat e moshës 4, 5 dhe 7 vjeç.

Vajzat u gjetë më shumë se 100 kilometra nga vendi i ngjarjes në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa disa orë më pas u gjet edhe makina, të cilën Fraser e kishte djegur.

Ryan Fraser është një person i varur nga droga, ndërsa u dënua me 6 vite burg për akuzën e grabitjes, rrëmbimit dhe të zjarrvënies.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion