Tensionet në Lindjen e Mesme, ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Iranit zhvillojnë një bisedë telefonike

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministrat e Jashtëm të Turqisë

Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Iranit, Hakan Fidan dhe Abbas Araghchi, zhvilluan sot një bisedë telefonike për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve diplomatike, të cituara nga agjencia shtetërore turke Anadolu, dy kryediplomatët shkëmbyen qëndrime mbi nismat për të ndalur përshkallëzimin e situatës në rajon dhe për të mbështetur stabilitetin.

Biseda vjen në një kohë tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, ndërsa aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë po përpiqen të gjejnë mënyra për të reduktuar konfliktet dhe për të ruajtur sigurinë rajonale.

ME TE LEXUARAT