Temperaturat e ulëta, 27-vjeçari i pastrehë gjendet i vdekur në rrugë

Bota

Temperaturat e ulëta, 27-vjeçari i pastrehë gjendet i vdekur

Një i pastrehë është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.20 në Piazza dei Cinquecento në Romë, pranë stacionit Termini. 

Bëhet fjalë për një afrikano-verior rreth 27-vjeç.

Trupi i pajetë nuk kishte shenja dhunë në trup dhe dyshohet se shkak i vdekjes dyshohet se  ka qenë i ftohti që ka përfshirë ditët e fundit kryeqytetin italian.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje.

Trupi i pajetë i burrit u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësor dhe u transferua në institutin e mjekësisë ligjore të La Sapienza.

Si çdo vit me uljen e temperaturave, fillon numërimi dramatik i vdekjeve të atyre që sipas dëshirës apo nevojës, gjenden në rrugë. 

Vdekja e djeshme jashtë stacionit kryesor në Romë është vdekja e dytë në pak më pak se 10 ditë, e cila i shtohet vdekjes së një burri tjetër që u gjet i vdekur në një makinë të parkuar në Piazza Giovanni da Lucca më 1 dhjetor.

ME TE LEXUARAT