Përplasen dy makina në rrugën Tepelenë-Gjirokastër
Lajmifundit
/
11 Dhjetor 2021, 17:03
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se dy automjete, njera me targa franceze janë përplasur në vendin e quajtur Ura e Leklit.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dy automjetet kanë pësuar dëmtime.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


