Vrasja e biznesmenit në Laç, policia arreston babë e bir si të dyshuar kryesor!
Lajmifundit
/
11 Dhjetor 2021, 17:08
Aktualitet

Një ditë pas vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli në Kurbin, janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorët kryesorë të atentatit.
Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Skënder dhe Llej Lika.
Ata janë ndaluar në zonën e Fushë-Milotit nga policia e Kurbinit. Në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në këtë vrasje.
Skënder dhe Llej Likaj u shpallën në kërkim një ditë më parë pasi dyshohet se kanë pasur konflikt të mëhershëm me biznesmenin.


