Foto/ Kuvendi i thirrur nga Berisha miraton vulën e vjetër të PD-së

Në Kuvendin e sotëm të PD, që u thirr nga Sali Berisha mes të tjerash është vendosur që të rikthehet edhe vula e PD dhe simboli i saj, ashtu siç kanë qenë kur është themeluar partia.
Po ashtu sot është miratuar në parim statuti i Partisë Demokratike. U miratua neni për primaret, referendumi, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e statutit të ri.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve.
Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.


