Të shtëna me armë zjarri në Paris, plagoset rëndë një vajzë 10-vjeçare

Bota

Të shtëna me armë zjarri në Paris, plagoset rëndë

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Paris. Incidenti ku mbeti e plagosur rëndë një 10-vjeçare ndodhi në një periferi të Parisit, në Padin, në zonën e Saint-Denis.

Sipas mediave të huaja, një burrë me armë qëlloi drejt një automjeti ku ishin një burrë dhe vajza e tij 10-vjeçare.

Vajza e vogël është plagosur rëndë në shpinë dhe është dërguar në spital nga babai i saj, i cili fatmirësisht nuk ka pasuar lëndime.

Policia është duke hetuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili është larguar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion