Të shtëna me armë, britma dhe pengmarrje! ALARM në aeroportin e Romës

Bota

Të shtëna me armë, britma dhe pengmarrje! ALARM në

Një ushtrim antiterrorizmi dhe mbrojtjeje civile është zhvillua në Terminalin 5 të Aeroportit të Fiumicino, i koordinuar nga Prefektura e Romës dhe policia. Siç raportojnë mediat italiane në këtë aktivitet morën pjesë

Aeroporti i Romës, ENAC (Autoriteti Italian i Aviacionit Civil), ENAV (Autoriteti Kombëtar i Aviacionit), Shtabi i Policisë së Romës, Karabinierët, Guardia di Finanza, policia, zjarrfikësit, Autoriteti Portual, Stacioni i Policisë së Fiumicino-s, Kryqi i Kuq Italian dhe Ares 118.

Mediat vendase raportojnë gjithashtu se ushtrimet po zhvillohen në zonën e Terminalit 5, e cila nuk është e përdorur për trafikun e pasagjerëve, dhe nuk do të ndikojnë në operacionet normale të aeroportit.

Ky ushtrim, pjesë e testimeve periodike të Planit Kombëtar të Sigurisë, vijojë gjatë gjithë ditës pa ndikuar në rregullsinë e fluturimeve ose sigurinë e pasagjerëve dhe operatorëve.

Pjesëmarrësit ndoqën skenarin e Planit Kombëtar të Sigurisë, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të forcave të sigurisë, koordinimin me zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës, si dhe menaxhimin e situatës nga autoritetet civile. Ky koordinim kishte për qëllim të simulonte një situatë komplekse me të shtëna, pengmarrje dhe britma, duke testuar koordinimin midis institucioneve të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion