“Patjetër që do të qëndrojmë” / Protestuesja nga sheshi: Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar

Aktualitet

“Patjetër që do të qëndrojmë” /

Pavarësisht dhunës barbare nga policia, ditën e djeshme (28 nëntor), qytetarë të shumtë janë mbledhur përsëri ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku vijojnë rezistencën e tyre kundër qeverisë Rama.

Kërkesa e tyre është për dorëheqjen e Edi Ramës. Shumica e protestuesve janë të rinj, të cilët shprehen të vendosur për rezistencë.

Një e re deklaroi, se rezistenca do të vijojë pavarësisht dhunës joproporcionale të pushtetit.

“Patjetër që do t’i qëndrojmë.

Unë kam që ditën e parë që jam pa ndërprerje në këtë protestë. Ashtu si unë ka edhe protestues të tjerë që kanë vendosmërinë dhe guximin që t’i shkojnë deri në fund kësaj proteste, që është dorëheqja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar”, - u shpreh ajo.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion