Takimi i fundit para vrasjes, shoqja e 20-vjeçares tregon se çfarë e mundonte Carolinën

Bota

Takimi i fundit para vrasjes, shoqja e 20-vjeçares tregon se

Disa ditë pasi Babis, bashkëshorti i 20-vjeçares pranoi vrasjen, kanë dalë dëshmi të tjera të personave rreth tyre. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e shoqes së viktimës. Ajo ka treguar se e ka takuar atë pak orë para tragjedisë, ku sipas saj në takim ishte edhe Babis dhe foshnja.

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte vetëm e fryrë dhe donte që ne të dilnim për të shpërthyer, dhe pse atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur“, mendohet të ketë thënë ajo, ndërsa shtoi se e reja ishte shumë e ngarkuar.

Sipas saj, Carolina kishte shumë përgjegjësi familjare dhe personale mbi supe. Gjithashtu ajo tregoi se lidhja e tyre ishte shumë e afërt pasi kishin në aplikacion në telefonat e tyre ku mësonin në çdo kohë ku ndodhej njëri dhe ku ndodhej tjetri. Po ashtu, ajo ka treguar se viktima shkonte tek një psikolog, por gjërat nuk shkonin mirë, pasi asaj nuk i pëlqenin këshillat e tij.

ME TE LEXUARAT