Drogë dhe vjedhje, policia arreston 3 persona në Tiranë

Aktualitet

Drogë dhe vjedhje, policia arreston 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi iu gjetën kokainë pas një kontrolli fizik. Gjithashtu, blutë bëjnë me dije se ka arrestuar dy shtetas, 35 dhe 43-vjeç, pasi në bashkëpunim kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT