Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, policia rrugore arreston 2 persona
Lajmifundit
/
20 Qershor 2021, 08:55
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. A., 38 vjeç dhe A. L., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


