Studentja diplomohet dhe bën foto tek tokat ku punuan prindërit: Ky vend më çoi në kolegj

Njihuni me Jennifer Rocha, vajza nga California e cila pasi u diplomua, setin fotografik e bëri në fushat e fermave ku prindërit e saj punuan për të mbështetur shkollimin e saj.

Në emisionin “Good Morning America”, e reja tha:
“Unë doja t’i bëja ato fotografi atje, posaçërisht në terren, sepse ky vend më bëri të shkoj në kolegj. Babi më ka shtyrë gjithmonë duke më thënë, se nëse nuk ndjek një arsim të lartë, do të të duhet të punosh këtu pjesën tjetër të jetës tënde.”

Ajo ka rrëfyer se ka nisur të punojë në fusha me prindërit e saj kur ishte e vogël në shkollën e mesme. Çdo ditë, pas shkollës ajo punonte duke mbjellë luleshtrydhe. Ajo tha se prindërit e saj e inkurajuan atë dhe vëllezërit e motrat e saj për të ndjekur një arsim të lartë. Duke u rritur, ajo i shihte motrat e saj më të mëdha si modele, sepse të dyja kishin mbaruar kolegjin dhe ajo donte të ndiqte hapat e tyre.

“Babai im gjithmonë na thoshte se ëndrra e tij ishte që ne të merrnim një diplomë kolegji. Prindërit e mi kanë punuar si punëtorë migrantë në terren që kur ishin 6 ose 7 vjeç. Unë gjithmonë i shihja ata që na siguronin për ne para tyre”, u shpreh ajo.


