Vrasje e grup kriminal, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian e Florenc Çapjan

Aktualitet

Vrasje e grup kriminal, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian e

TIRANË
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, nipit të tij, Florenc Çapja, dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012.

 Prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje” Ardian Capjas, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga policia. Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gjurmët e tyre, policia ka rënë falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

ME TE LEXUARAT