Stafi ka frikë të udhëtojë, avionët A380 mbushen me gjarpërinj e akrepa

Bota

Stafi ka frikë të udhëtojë, avionët A380 mbushen me


Që prej fillimit të pandemisë, me mijëra avionë nga e gjithë bota janë lënë në tokë.

Shumë prej tyre u dërguan përkohësisht në shkretëtira të nxehta e të thata sepse konsiderohet se atje janë kushtet ideale për ruajtjen e mjeteve fluturuese. Por siç zbuluan më pas punonjësit e mirëmbajtjes, e së fundi edhe stafi i linjës ajrore australiane Qantas, kushte të tilla tërheqin edhe disa miq te paftuar dhe shumë helmues.

Një numër gjarpërinjsh dhe akrepash janë mbledhur sidomos në zonën e rrotave dhe frenave të avionëve, duke u kthyer në një shqetësim të madh për inspektuesit, që duhet tani të përplasin këmbët e të godasin fort rrotat përpara se të nisin punën për t`i trembur e për t`i larguar. Qantasi e vendosi flotën e tij të A380-tave ne shkretëtirën Mojave në Kaliforni.

Njëri prej tyre u ngrit këtë javë në fluturim për të parën herë pas 290 ditësh. Edhe pse ekspertët thonë se do të duhen të paktën 2 vjet përpara se trafiku ajror të kthehet në nivelet e përpara pandemisë, ai ka nisur ngadalë ta marrë veten fale faktit që shumë vende po i rihapin kufijtë e tyre për udhëtarët./topchannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion