Spitalet e Covid në kolaps, vdesin 25 pacientë si pasojë e mungesës së theksuar të oksigjenit

Covid-19 në Indi po vret mijëra njerëz çdo ditë dhe po infekton qindra mijëra të tjerë, duke alarmuar të gjithë banorët. Përpos kësaj, autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin se oksigjeni po mbaron në spitale. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se të patën 25 persona kanë vdekur nga Covid-19, për shkak të mungesës së oksigjenit.
Në saj të kësaj situate alarmante, autoritetet shëndetësore kanë kërkuar ndihmë për osigjen, shtretër, ilaçe por edhe teste.
Ndërkohë që mungesa e oksigjenit ka ndodhur edhe disa muaj më parë, por sipas autoriteteve këtë herë situata është më e rënduar.

India është një nga tre vendet më të prekura nga Covid-19, ndërsa numri i viktimave dhe të të prekurve nga ky virus, shënon rekord çdo ditë që kalon. Në vendin e parë është SHBA, ndërsa në të dytin Brazili.


