Si në filma.../Kishte mbetur i bllokuar për gati 2 javë, çfarë ka ndodhur me minatorin?

Bota

Si në filma.../Kishte mbetur i bllokuar për gati 2 javë,

Autoritetet meksikane kanë shpëtuar një minator që kishte mbetur i bllokuar për gati 14 ditë pas një shembjeje në një minierë në shtetin verior të Sinaloas. Ngjarja ndodhi më 25 mars në minierën El Rosario, ku struktura u shkatërrua dhe një digë u ça, duke sjellë përmbytjen e galerisë.

Nga 25 minatorë që ndodheshin në momentin e aksidentit, 21 arritën të dilnin menjëherë. Tre të tjerë mbetën të bllokuar në thellësi. Sipas raportimeve, njëri prej tyre u shpëtua më herët nga rreth 300 metra thellësi, ndërsa një tjetër ende rezulton i zhdukur dhe një është gjetur i pajetë, siç konfirmoi presidentja Claudia Sheinbaum.

Ekipet e shpëtimit i siguruan ushqim, ujë dhe oksigjen përpara se ta nxirrnin nga hyrja e minierës një ditë më pas. Sipas autoriteteve, ai kishte vetëm shenja dehidratimi dhe u dërgua në spital për trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm.

 

ME TE LEXUARAT