Si në filma, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bota

Si në filma, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes

Persona të armatosur sulmuan një makinë të blinduar që transportonte sende me vlerë në një autostradë mes Modenës e Bolonjës duke lënë pas një skenë të vërtetë krimi, të ngjashme me ato që shihen në filmat aksion.

Si në filma, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes

Sipas policisë, agresorët kishin vendosur gozhdë në mes të rrugës për të ndaluar trafikun, nën kërcënimin e armës ata zbritën disa persona nga makinat e tyre dhe i vunë flakën për të bërë diversion.

Gjithashtu, ata detyruan dhe shoferët e dy kamionëve të kthenin makinat, për të bllokuar qarkullimin.

Si në filma, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes

Megjithatë, diçka në planin e grabitësve nuk shkoi mirë dhe ata nuk arritën të merrnin asgjë nga furgoni i blinduar.

Ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Bolonjës dhe policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion