Shqiptari u gjet i dekompozuar në Itali, dyshimet për vrasje, zbulimi tronditës i vëllait të 36-vjeçarit

Bota

Shqiptari u gjet i dekompozuar në Itali, dyshimet për vrasje, zbulimi

Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në Empoli. Mësohet se 36-vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur në ish-fabrikën e qelqit, ndërsa ka dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Deri tani ende nuk ka një shkak për arsyet e vdekjes së shqiptarit, ndërsa ditën e nesërme pritet që të bëhen publike edhe rezultatet e autopisisë.

Autoritetet italiane po hetojnë në dy pista, e para është ajo e një vdekje natyrale, ndërsa e dyta është ajo e vrasjes.

SI U ZBULUA TRUPI I PAJETË I SHQIPTARIT

Trupi i 36-vjeçarit shqiptar kishte nisur të dekompozohej dhe ka qenë vëllai i tij që bëri zbulimin e tmerrshëm.

Për disa ditë ai nuk kishte pasur informacione nga vëllai dhe kishte nisur kërkimet. Të dy frekuentoni mensën popullore të qytetit, por fakti se 36-vjeçari kishte ditë që nuk vinte, ngriti dyshime të mëdha.

Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vitesh. Trupi i tij është gjetur i shtrirë në tokë në zyrat e ish-kompanisë, jo shumë larg qendrës së qytetit. 36-vjeçari nuk ishte i vetmi person që kishte gjetur strehë brenda gërmadhës. Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend. Për këtë arsye, po hetohet edhe vrasja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion