Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, reagon për herë të parë Rusia

Bota

Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB,

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes së pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet ruse kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria.

“Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë sipas agjencisë “Tass“.


Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-sëmë 1 janar 2022. Ato do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga janari 2020. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion