"Më kanë prekur dhe familjen", kërcënohet me jetë deputeti shqiptar

Politikë

"Më kanë prekur dhe familjen", kërcënohet me

Deputeti i pavarur Ligoraq Karamelo denoncoi në polici se është kërcënuar me jetë.

Ai deklaroi se kërcënimet i kanë ardhur pas një takimi që ka patur para një jave në Korçë me OSBE për pakicat kombëtare. Ligoraq Karamelo tha se shantazhet i ka marrë nga rrjetet sociale.

“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime, shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korcë. OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i medias së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga tv shqipëtare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Natyrisht që Korça nk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korça ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkjetesë. Këto janë sjellje të papranueshme që cenojnë jo vetëm bashkjetesën po prishin harmoninë që Korça ka. Kërcënimet kanë qënë të ndryshme, shumica janë të panjohura, është detyrë e prokurorisë t’i zbulojë.

Jam kërcënur nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube, aty ku kam qënë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulëta, kërcënimet lidhen me daljet e mia. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj.”

ME TE LEXUARAT