Shpërthim i çuditshëm në Turqi e ndriçon qiellin, nxiten dyshime për prezencën e UFO-ve (Video)

Bota

Shpërthim i çuditshëm në Turqi e ndriçon qiellin,

Në Turqi janë publikuar disa pamje që kanë nxitur shumë dyshime për prezencën e UFO-s.  Video e bërë virale tregon një objekt që bie në Izmir, para se të zhduket në horizont me një ndriçim verbues që natën e kthen në ditë. Ndërkohë që video të tjera tregojnë një shpërthim drite të gjelbër para se meteori të bjerë në tokë.

Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, ndërsa aludimet nuk po marrin asnjë përgjigje.

Ndërkohë, dëshmitarët kanë treguar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë në momentin kur objekti ra në tokë. Sipas ekspertëve turk, mund të jetë rënia e një meteori në tokë, me sasi të mëdha nikeli.

ME TE LEXUARAT