Shpërthen një shtëpi në Skoci, plagosen 3 persona
Lajmifundit
/
19 October 2021, 08:35
Bota

Një shtëpi ka shpërthyer në Skoci dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Mediat vendase shkruajnë se ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërkohë që raportohet ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikëses.
Këta të fundit kanë neutralizuar situatën. Ndërkohë që gjendja shëndetësore e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Mediat vendase po ashtu shkruajnë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, sa që persona disa kilometra larg e kanë dëgjuar zhurmën. Ndërkohë që fqinjët të frikësuar nga shpërthimi, janë larguar nga shtëpitë e tyre.


