Një tërmet 6.1 ballë lëkund Greqinë, epiqendra ishte në ishujt e Karpathos
Lajmifundit
/
19 October 2021, 08:14
Bota

Greqia është zgjuar nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Mediat vendase shkruajnë se tërmeti ishte me ballë 6.1, ndërsa epiqendra ishte në juglindje të Karpathos.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në Kretë e Dodekanez-Lekkas.
Njoftimi zyrtar i Institutit Gjeodinamik ka treguar se thellësia e tërmetit ishte 66 kilometra, ndërsa lëkundjet u ndjenë shumë edhe në det. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.


