Shpërthejnë sulmet në Nigeri, 40 të vdekur

Bota

Shpërthejnë sulmet në Nigeri, 40 të vdekur

Persona të armatosur vranë të paktën 40 persona në sulmet të mërkurën në Nigerinë qendrore, e cila është shkatërruar nga përleshje vdekjeprurëse, të përsëritura ndërkomunale.
Sulmet ndodhën në shtetin Plateau, midis veriut me shumicë myslimane dhe jugut me shumicë të krishterë të vendit më të populluar të Afrikës.

Incidentet e përgjakshme midis grupeve etnike dhe fetare shpërthejnë shpesh dhe përkeqësohen nga konfliktet për burimet tokë, ujë midis fermerëve, të cilët janë kryesisht të krishterë dhe barinjve të cilët janë kryesisht myslimanë.

Një përfaqësues i pushtetit vendor  deklaroi ditën e djeshme  se të enjten e kaluar janë bërë 30 varrime dhe se pas serisë së sulmeve kundër fshatrave janë gjetur gjithsej 48 trupa.
Numri fillestar ishte 10 të vdekur.

Një zyrtar i Kryqit të Kuq Nigerian foli për një numër të vdekjeve që kalon 40 të vdekur duke specifikuar se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Ushtria njoftoi se po ndiqte autorët për arrestimin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion