Shembet shtëpia e tmerrit, ku princër e politikanë abuzonin me të mitura

Bota

Shembet shtëpia e tmerrit, ku princër e politikanë abuzonin me

Makineri të rënda kanë nisur të shembin në Florida shtëpinë ku financieri i njohur Jeffery Epstein organizonte festat e shthurura ku politikanë të njohur, personalitete e madje dhe princër që dyshohet se kanë abuzuar me femra të mitura.

Ndërtuesi Todd Michael Glaser e bleu pronën në Palm Beach për 18.5 milionë dollarë një muaj më parë dhe tashmë buldozerët e hodhën shtëpinë e “horrorit” në tokë.

Shembet shtëpia e tmerrit, ku princër e politikanë abuzonin me

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Glacer bën me dije për mediat britanike se tashmë në atë tokë do të ndërtohet një shtëpi moderne arti me një sipërfaqe shumë të konsiderueshme.

Financieri i suksesshëm akuzohej se në periudhën 2002-2005 kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm. Disa muaj më vonë ai vrau veten në qeli./A2CNN/

 

 

ME TE LEXUARAT